Azhornime Ligjore (Janar- Mars 2017)
UDHËZIM Nr. 5, datë 09.01.2017 (Fletore Zyrtare Nr.4)
PËR MËNYRËN E PËRLLOGARITJES SË DISTANCAVE TË SUBJEKTEVE TË LOJËRAVE TË FATIT MIDIS TYRE DHE NGA INSTITUCIONET FETARE DHE ARSIMORE
Shoqëritë e licencuara në fushën e lojërave të fatit nuk mund të ndërtojnë, blejnë, marrin me qira apo huapërdorje mjedise të ekspozuara pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë. Distancat prej 100 m (njëqind metra) në vijë ajrore nga të gjithë drejtimet
- VENDIM Nr. 14, datë 11.01.2017(Fletore Zyrtare Nr.3)
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 1101, DATË 28.12.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUSHTEVE DHE PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR TRANSPORTIN RRUGOR TË NXËNËSVE TË ARSIMIT PARASHKOLLOR, PARAUNIVERSITAR DHE TË STUDENTËVE”
U vendos:
Në tekstin e rregullores së miratuar me vendimin nr. 1101, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, fjalia e parë e pikës 6.5, shfuqizohet.
AKT NORMATIV Nr. 1, datë 25.01.2017 (Fletore Zyrtare Nr.11)
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR i cili parashikon:
Neni 1
Pika 3, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon: “3. Personi i vetëpunësuar është përgjegjës për pagesën e kontributit edhe për punonjësit e papaguar të familjes.”.
Neni 2
Neni 7, “Regjistrimi në organet tatimore”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 7 Regjistrimi i të punësuarëve në organin tatimor
Personat juridikë ose fizikë, brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në QKB ose në administratën tatimore, deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë për personin fizik edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht. Për personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjec, me të cilët ai punon dhe bashkëjeton ligjërisht, pas regjistrimit në QKB ose në administratën tatimore, ky deklarim në organin tatimor bëhet paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës , siç përcaktohet në nenin 11, të këtij ligji, por llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në QKB ose në administratën tatimore.”.
ndryshohet, si më poshtë vijon:
(Neni 9) Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes
- Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore pёr punonjësin e papaguar të familjes llogariten mbi pagën minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Kur veprimtaria ekonomike e tatimpaguesit fillon, ndërpritet, përfundon apo kalon në regjistrin pasiv gjatë një muaji, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore bëhet në bazë të pagës për ditët e punuara për ”.
- LIGJ Nr. 9/2017 DT.02.02.2017 PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9288, DATË 7.10.2004, “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E INDIVIDËVE NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN AUTOMATIK TË TË DHËNAVE PERSONALE” (Fletore Zyrtare Nr.26)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 122, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9288, datë 7.10.2004, “Për ratifikimin e konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale””, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Në përputhje me paragrafin e dytë, të nenit 13, të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se organi i caktuar për bashkëpunim ndërmjet palëve është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me adresë: Rruga “Abdi Toptani”, Tiranë, Shqipëri.”.
UDHËZIM Nr. 4, datë 15.2.2017 (Fletore Zyrtare Nr.36)
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN E MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT NR. 2, DATË 23.2.2016 “PËR PROCEDURAT E KONKURRIMIT, MIRATIMIT, POROSITJES, SHPËRNDARJES DHE SHITJES SË TEKSTEVE SHKOLLORE TË REJA”
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 47 të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 107, datë 10.2.2010 “Për botimin shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit arsimor parauniversitar” të ndryshuar,
Udhezohet :
- Pas çdo togfjalëshi “tekste shkollore të reja” në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) nr. 2, datë 23.2.2016, “Për procedurat e konkurrimit, miratimit, porositjes, shpërndarjes dhe shitjes së teksteve shkollore të reja’, të shtohet “dhe/ose përmbajtje digjitale (në rast se kjo përmbajtje kërkohet)”.
- Kreu I, pika b të ndryshojë dhe të bëhet: “2.1 Përmbajtja digjitale dhe konkurrimi Përmbajtja digjitale duhet të jetë në respektim të standardeve të teksteve shkollore, të miratuara nga MAS-i.
2.2 Kriteret e përmbajtjeve digjitale. Çdo përmbajtje digjitale lëndore që do të paraqitet në këtë konkurrim, të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- a) Të integrojë funksionet bazë «Mësimdhënie/nxënie» dhe “Interaktivitet mësues- nxënës”
. b) Të mundësojë mësimdhënien dhe të nxënit interaktiv të lëndëve përkatëse.
- c) Të ketë fleksibilitet për çdo format përdorimi në grup ose individualisht, në mësimin në klasë dhe në distancë.
- d) Të funksionojë 100% me tabletat digjitale me të cilat janë pajisur shkollat.
- e) Të jetë në dispozicion të përdoruesve përkatës për mësim, pa ndërprerje, gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë.
- f) Të mundësojë përditësimin teknik dhe përmbajtësor, pa penguar ecurinë funksionale të përdorimit.
- g) Të jetë lehtësisht e aksesueshme, në mënyrë që të sigurojë cilësinë e mësimdhënies dhe e orientuar drejt minimizimit të kostove
2.3 Përmbajtja digjitale duhet:
- a) të jetë e lehtë për t’u përdorur nga të gjithë nxënësit;
- b) të jetë e transferueshme nga një hardware ose mjedis software, në tjetrin;
- c) të jetë e pavarur, të ripërdoret dhe të përshtatet në kontekste të tjera;
- d) të jetë në përputhje me specifikat e teknologjisë SCORM minimalisht me SCORM 1.2.
- e) të përmbajë video, audio, animacione ose materiale shtesë funksionale me shpejtësitë nga dial-up, DSL, modem kabllor apo LAN, në bandwidth të ulët dhe të lartë, në rastet kur interneti mungon në shkolla.
- f) të sigurojë qasje në përmbajtjen digjitale të përdoruesit të fundit. g) të mos jetë e kufizuar në: hyperlinks, navigacion, elementet dhe modifikimet e përdoruesit.
- h) të përsëriten apo të përditësohen komponentet e përmbajtjes në tërësinë e tyre ose individuale, si p.sh. testimet, simulimet, temat/modulet, diskutimet, projektet etj.
- i) të organizohen file-t në dosje që korrespondojnë me kapitujt, rezultatet e të nxënit, apo katalogët e përmbajtjes. Ato duhet të përfshijnë: 1) shënimet që përshkruajnë tematikat, mësimet, apo aktivitetet që duhen përmbushur; 2) vlerësimet e kohës së nevojshme për të përfunduar aktivitetet etj. j) të ketë bibliotekë me përmbajtje digjitale standarde (ushtrime, simulime, programe të plota mësimore sipas orëve mësimore etj.). 2.4 Përmbajtja digjitale të
UDHËZIM Nr. 5, datë 16.2.2017
PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 52, DATË 3.12.2015 “PËR PËRCAKTIMIN E NIVELEVE TË GJUHËVE TË HUAJA DHE TË TESTEVE NDËRKOMBËTARE, PËR PRANIMET NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË DHE TË TRETË, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 4 të nenit 76 dhe pikës 3 të nenit 78 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,
UDHËZOJ: 1. Pika 4 e udhëzimit nr. 52, datë 3.12.2015, ndryshohet si më poshtë:
“4. Kandidati që aplikon për t’u pranuar në programe studimit të ciklit të dytë apo të tretë në institucionin e arsimit të lartë, duhet të ketë certifikime dhe rezultate të testimeve ndërkombëtare për nivelet e njohjes së gjuhëve, brenda afateve të vlefshmërisë së certifikimeve të lëshuara“.
LIGJ Nr. 15/2017 dt. 16.02.2017 “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL” (Fletore Zyrtare Nr.43)
Ky ligj ka për qëllim:
- a) të krijojë dhe të zhvillojë një sistem të AFP-së që t’u përgjigjet ndryshimeve socialekonomike dhe teknologjike, në përputhje të plotë me nevojat e tregut vendas e global të punës; b) të krijojë mekanizma te garantimit të cilësisë në institucionet e arsimit profesional, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian;
- c) të modernizojë sistemin e AFP-së, duke e bërë atë një mekanizëm më efektiv për rritjen e ritmeve të zhvillimit të ekonomisë , duke siguruar pajtueshmërinë e tij me sistemin arsimor dhe tregun e punës; ç) të garantojë mundësi të barabarta për të gjithë individët që duan të ndjekin studimet në AFP.
VENDIM Nr. 165, datë 01.03.2017 (Fletore Zyrtare Nr.47)
PËR MIRATIMIN E NUMRIT TË PRAKTIKANTËVE PËR KRYERJEN E PRAKTIKËS PROFESIONALE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR PERIUDHËN 1 JANAR DERI MË 15 QERSHOR 2017 DHE 15 SHTATOR DERI MË 31 DHJETOR 2017, PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT
VENDOSI:
- Miratimin e numrit të praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar – 15 qershor 2017 dhe për periudhën 15 shtator – 31 dhjetor 2017, i cili të jetë 1 500 praktikantë. Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme sipas njësive arsimore vendore dhe afati kohor i kontraktimit të praktikantëve përcaktohen në tabelën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 3. Praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi (njësitë arsimore vendore) pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore në emër të punëdhënësit dhe të punëmarrësit, në masën 27.9%.
- Njësitë arsimore vendore (drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore), gjatë periudhës për kryerjen e praktikës profesionale realizojnë çdo muaj pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në emër të punëdhënësit, në masën 16.7% si dhe në emër të punëmarrësit për sigurimet shoqërore e shëndetësore, në masën 11.2%, të përllogaritur. Masa mujore e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përllogaritet në bazë të pagës minimale mujore, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi reflektohen menjëherë në masën e pagesës që punëdhënësi paguan çdo muaj për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. 5. Efektet financiare për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2017, të përllogaritur në emër të punëdhënësit e të punëmarrësit, në shumën 82 863 000 (tetëdhjetë e dy milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë) lekë, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2017, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. 6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2017.
- Vendim i Keshillit te Ministrave nr.159 dt.01.03.2017 ” Per miratimin e standarteve te projektimit te kopshteve ” ( Fletore Zyrtare nr.48)
Ky vendim ka per qellim qe te sherbeje si reference per projektuesit e kopshteve dhe ndertesave te sherbimit edukativ dhe social. Percaktohen qarte kriteret per hapesirat e nevojshme sipas llojit, madhesise dhe specifikimeve ne perputhje me standartet europiane per kopshtet ne zonat urbane dhe ato rurale.Standartet perfshijne projektimin e ketyre hapesirave edukuese dhe ndertesave sociale duke marre parasysh nevojen per pershtatshmeri e fleksibilitet ne te ardhmen si nje kontribut thelbesor ne projektimin e mire te ndertesave te kopshteve.
UDHËZIM Nr. 6, datë 07.03.2017
“PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 3, DATË 13.2.2017, TË MINISTRIT TË ARSIMIT DHE SPORTIT, “PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË, VITI SHKOLLOR 2016–2017” (F.Z Nr.56)
UDHËZOJ:
- Pika 1 e udhëzimit nr. 3, datë 13.2.2017, “Për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë, viti shkollor 2016–2017”, ndryshon si më poshtë:
“1. Provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2016–2017, do të zhvillohen:
- a) Gjuhë e huaj, 12 qershor 2017;
- b) Gjuhë shqipe, 22 qershor 2017;
- c) Matematikë, 27 qershor 2017.
- Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 175, datë 8.3.2017 (Fletore Zyrtare Nr.47)
“Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar”
- Udhëzim i Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 134, datë 10.3.2017(Fletore Zyrtare Nr.48)
“Për përcaktimin e nivelit të masave shtesë të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut, si dhe procedurat e njoftimit të tyre”.
Pika 1.5 Perfshihen subjektet qe ushtrojne aktivitetin ne transportin publik te udhetareve apo studenteve , nxenesve te shkollave instalimi me sistem kamera te tipit CCTV si dhe GPS.
Pika 1.10 Perfshihen Institucionet arsimore publike / private te te gjitha niveleve Instalimi me sistem kamera te tipit CCTV.
Pika 2.8 Te gjitha subjektet e percaktuara nga Komisioni i Vleresimit detyrohen qe brenda 60 diteve nga marrja e njoftimit te vendosim masa shtese sigurie si dhe njofton komisariatin e policise per vendosjen e tyre .
Pika 2.10 Pasi vertetohet se masat jane vendosur sipas rregullave te ketij udhezimi Drejtori i Vendor i Policise leshon “Vertetimin e Sigurise “
Subjektet per mirembajtjen e sistemit te kamerave duhet te jene te regjistruar ne Regjistrin Tregtar Kombetar si dhe ne QKB.
UDHËZIM Nr. 7, datë 10.3.2017 (Fletore Zyrtare Nr.56)
“PËR DATAT DHE ORGANIZIMIN E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE 2017 “
Udhezohet:
- 1. Lëndët dhe datat për provimet e Maturës Shtetërore 2017, të jenë:
- a) Gjuhë e huaj (D3) 5 qershor 2017;
- b) Gjuhë shqipe dhe letërsi (D1) 10 qershor 2017;
- c) Matematikë (D2) 15 qershor 2017;
- d) Provime me zgjedhje (Z1/Z2) 24 qershor 2017.
UDHEZIM I MINISTRIT TE PUNEVE TE BRENDSHME nr.134 dt.10.03.2017 “Për përcaktimin e nivelit të masave shtesë të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut, si dhe procedurat e njoftimit të tyre” ( F.Z Nr.48)
Ne piken 1.10 citohet ” Institucionet arsimore publike /private, të gjithë niveleve, marrin këto masa: a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server deri në dy muaj, me fushë pamje në hyrje/daljet në objekt, në korridoret e brendshme dhe në perimetër të objektit”.
UDHEZIM I MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SPORTIT nr. 8, datë 13.03.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore” (Fletore Zyrtare Nr.67)
QSHA institucion ne varesi te MAS qe sherben si sekretariat teknik i cili ofron sherbime ne sigurimin e aksesit publik ne arsimin e larte dhe parauniversitar.Realizon studime qe lidhen me provime kombetare dhe provimet e shtetit.Kordinon procesin e aplikimit ne IAL ne programet e ciklit te pare dhe profesionale .Ben publike kuotat dhe kriteret e pranimit per te gjitha ciklet e studimit.Leshon diplomen e matures shteterore etj.
UDHËZIM Nr. 9, datë 15.3.2017
“ PËR ORGANIZIMIN E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE 2017, SESIONI I DYTË”
Udhezohet:
- Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë, të jenë:
- a) Gjuhë shqipe dhe letërsi (D1): 26 gusht 2017;
- b) Matematikë (D2): 29 gusht 2017;
- c) Gjuhë e huaj (D3): 1 shtator 2017;
- d) Provime me zgjedhje (Z1/Z2): 6 shtator 2017.
Udhëzim i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 46, datë 28.3.2017 (Fletore Zyrtare Nr.67)
“Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë, në zbatim të ligjit nr. 19/2016, “Për masat shtesë të sigurisë publike”
Plotësimi i njoftimit përpara përpunimit të të dhënave personale
Subjektet publike dhe private, pas vendosjes së masave shtesë të sigurisë dhe përpara nisjes së përpunimit të të dhënave personale, kryejnë “Njoftimin”/“Përditësimin e njoftimit” pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim quajtur “Zyra e Komisionerit”), sipas modelit nr. 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi, në zbatim të pikës 3 të nenit 12, të ligjit nr. 19/2016, “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
Neni 6 Detyrimet e subjektit publik dhe privat :
- Çdo subjekt publik dhe privat, i cili vendos masat shtesë të sigurisë, ka për detyrë:
- a) para instalimit dhe vënies në funksionim të sistemeve të video survejimit, apo përdorimit të masave të tjera shtesë, të kryejë analizë të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave dhe jetën private dhe të dokumentojë atë;
- b) të vendosë në ambientet e survejuara tabelën informuese, sipas modelit nr. 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
- c) të autorizojë në formë të shkruar personin/at i cili ka të drejtë të administrojë mjetin e vendosur/instaluar si masë shtesë e sigurisë, si dhe nivelin e aksesit në të dhënat e përpunuara; d) të kërkojë plotësimin dhe nënshkrimin e “Deklaratës së konfidencialitetit” nga çdo person i autorizuar;
- e) të mbajë dhe administrojë të dokumentuar veprimet e kryera gjatë përpunimit të të dhënave personale me mjetet shtesë të sigurisë;
- f) të monitorojë respektimin e normave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave të automatizuara kundër prishjes së tyre aksidentale ose të paautorizuar, si dhe kundër hyrjes, ndryshimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të tyre;
- g) të lejojë ushtrimin e së drejtës së çdo personi, subjekt i të dhënave personale për të konsultuar përpunimin e të dhënave përkatëse dhe të dokumentojë mbi këtë të drejtë
- h) të hartojë rregulla të shkruara për vendosjen e masave shtesë të sigurisë, përpunimin e të dhënave personale, personat e lejuar për të aksesuar bazën e të dhënave, kohën e ruajtjes së të dhënave, si dhe mënyrën e shkatërrimit të tyre;
- i) të sigurojë që këndi i vrojtimit të kamerave të sistemit të video survejimit të jetë i tillë që të filmojë pamje brenda qëllimit për të cilin është instaluar sistemi;
- j) të sigurojë që çdo transmetim në rrjet i të dhënave të bëhet në formë të koduar me të drejtë aksesi të plotë vetëm nga dhënësit dhe marrësit e tyre; k) të përcaktojë në rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale, nivelet e aksesit për kategoritë e atyre që aksesojnë, ndërveprimin e bazës së të dhënave etj.
Neni 7 Personi i autorizuar për përpunimin dhe administrimin e të dhënave personale
- Personi i autorizuar, duhet të jetë i njëjtë me personin e ngarkuar në kuptim të ligjit nr.
9887/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. 2. Personi i autorizuar, duhet:
- a) të informojë Zyrën e Komisionerit brenda 48 orëve në rast kompromentimi, manipulimi ose modifikimi të paautorizuar të sistemit;
- b) të informojë Zyrën e Komisionerit për përhapjen e të dhënave personale sipas nenit 13 të ligjit nr. 19/2016, “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
- Komunikimet me Zyrën e Komisionerit bëhen në formë shkresore ose në adresën e postës elektronike.
(Neni 8 dhe 9) Percaktimi i nivelit te sigurise per masat shtese duhet te publikohet ne web-site si dhe ne rregulloren e vecante .
UDHËZIM Nr. 46, datë 28.3.2017 PËR PËRCAKTIMIN E NIVELIT TË SIGURISË PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE NËPËRMJET SISTEMEVE TË SIGURISË, NË ZBATIM TË LIGJIT NR. 19/2016, “PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE” (Fletore Zyrtare Nr.67)
Objekti i këtij udhëzimi është përcaktimi i nivelit të sigurisë që duhet të garantojnë subjektet publike dhe private gjatë përpunimit të të dhënave personale nëpërmjet mjeteve.
(kategoria e subjektit perfshin ; Institucione arsimore publike dhe private te te gjitha niveleve arsimore.
VENDIM Nr. 268, datë 29.3.2017 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 748, DATË 11.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT E PERSONELIT AKADEMIK NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, TE NDRYSHUAR
(Fletore Zyrtare Nr.67)
- Ligji Nr. 37/2017 dt.30.03.2017 ” KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR”(Fletore Zyrtare Nr.92) i cili ka per qellim:
- garantimin e nje kuadri ligjor mbi drejtesine penale per te miturit cili përmban rregulla procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin gjyqësor, ekzekutimin e vendimit të dënimit penal, rehabilitimin ose të çdo mase tjetër që përfshin një të mitur në konflikt me ligjin, si dhe një të mitur viktimë dhe/ose dëshmitar të veprës penale.
- Ky Kod përmban rregullime edhe për të rinjtë nga grupmosha 18 deri në 21 vjeç, sipas parashikimeve në nene të veçanta të tij.