Azhornime ligjore (Prill-Maj )

Azhornime (Prill-Maj 2017)

Vendimit Nr. 53, dt  06.04.2017  “MBI ÇMIMIN E SHITJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA FURNIZUESI UNIVERSAL PËR KATEGORINË OBJEKTE KULTI/BASHKËSI FETARE” (Fletore Zyrtare Nr.87)  i cili vendosi:

Klientet objekte kulti / bashkësi fetare të klasifikuar të tillë sipas legjislacionit në fuqi, të faturohen me çmimin 9.5 lekë për kWh nga data 1 prill 2017 deri në 31.12.2017/

 

UDHËZIMI Nr. 224, datë 11.4.2017 “PËR RREGULLAT PËR KRYERJEN E INSPEKTIMEVE NGA POLICIA E SHTETIT, PËR MONITORIMIN E PËRMBUSHJES SË MASAVE SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE”(F.Z 87)

Ky udhezim i referohet fillimit te procedures nga ana e Policise se Shtetit per inspektimin ne terren te subjekteve private per percaktimin e masave shtese.

UDHËZIMI Nr. 223, dt. 11.4.2017  “PËR NGRITJEN, PËRBËRJEN, KOMPETENCAT DHE PROCEDURAT E FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË SHQYRTIMIT TË ANKESAVE, PËR SANKSIONET MBI MOSZBATIMIN E MASAVE SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE” (F.Z 87) ku percaktohet se: Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave ka në kompetencë shqyrtimin e ankimeve të paraqitura nga subjektet publike dhe private.

VENDIMI Nr. 399, datë 3.5.2017 “PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI “ (Fletore Zyrtare Nr.98)

Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë.
  2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. 
  3. Paga bazë minimale, orare, të jetë 138 (njëqind e tridhjetë e tetë) lekë.
  4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

 VENDIM 538 dt.26.05.2009 “Per Licensat dhe Lejet qe trajtohen nga QKL” ka pesuar ndryshime ne  kategori te ndryshme te procedurave te licensimit  vecanerisht me rendesi eshte te permendim :

Në aneksin I, fusha IX “Arsimi dhe shkenca”, nënkategoria IX.1.A, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

  1. a) Pika 4, e kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon: “4. Veprimtaritë e nënkategorisë A specifikohen sipas niveleve dhe/ose profilit arsimor:
  2. a) “Arsimi parashkollor (kopsht)”, me kodin IX.1.A.1;
  3. b) “Arsimi fillor”, me kodin IX.1.A.2;
  4. c) “Arsim i mesëm i ulët”, me kodin IX.1.A.3;

ç) “Arsim i mesëm i lartë (gjimnaz)”, me kodin IX.1.A.4;

  1. d) “Arsim i mesëm i orientuar”, me kodin IX.1.A.5;
  2. dh) “Arsim i mesëm profesionale”, me kodin IX.1.A.6;
  3. e) “Arsim i mesëm teknik”, me kodin IX.1.A.7;

ë) “Arsim special”, me kodin IX.1.A.8.”.

  1. b) Pika 7, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon: “7. Licencimi i veprimtarive “Arsimi parashkollor (kopsht)”, me kodin IX.1.A.1; “Arsimi fillor”, me kodin IX.1.A.2; “Arsim i mesëm i ulët”, me kodin IX.1.A.3; “Arsim i mesëm i lartë (gjimnaz)”, me kodin IX.1.A.4; “Arsim i mesëm i orientuar”, me kodin IX.1.A.5 dhe “Arsim special”, me kodin IX.1.A.8, bëhet sipas grupit III