Azhornime ligjore (Tetor-Dhjetor)

Ne Fletoren Zyrtare nr.222. publikohet  Ligji Nr. 106/2017 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”. Ky ligj ka pesuar  ndryshime ne nenin 22/1/2/3/4/5 lidhur me “ Taksa mbi ndërtesat” perllogaritjen  e” bazes se takses” , dhe “shkallen e takses”, si dhe ne “përgjegjësitë e njësisë së vetëqeverisjes vendore”per mbledhjen e ketyre taksave, duke iu referuar kategorive  te ndertesave ,qe  do ti nenshtrohet  cdo taksapagues qofte ky  individ , subjekt fizik /juridik apo pronar i pasurise se paluajtshme .

  • Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen dhe personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.
  • Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikimit. Afati i përllogaritjes së taksës fillon nga momenti i mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Shfuqizohet Neni 7 “Ankimi” ishte :

Ankimi i taksapaguesit në nivel vendor kundër vendimit apo veprimit të zyrës së taksave bëhet te kryetari i bashkisë, sipas kritereve dhe rregullave të vendosura nga këshilli bashkiak, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji. Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vendimit të kryetarit të bashkisë.”

Behet:Ankimi i taksapaguesit në nivel vendor, kundër vendimit apo veprimit të zyrës së taksave, bëhet te struktura vendore e apelimit tatimor, sipas kritereve dhe rregullave të vendosura nga këshilli bashkiak, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji. Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vendimit të strukturës së apelimit tatimor në bashki.”