Misioni:
“Një Institucion edukativ katolik, shkollë katolike, siguron një edukim të personalizuar, por gjithashtu bën lidhjen mes botës bashkëkohore dhe vlerave absolute, duke theksuar faktin që të gjitha vlerat e gjejnë perfeksionin e plotë në Jezu Krishtin. Ajo ofron një edukim të personalizuar nxënësve, që ata të mund të jenë autonomë, të përgjegjshëm dhe të aftë për të zgjedhur në liri, në përputhje me ndërgjegjen e tyre.
Vizioni:
Synon të promovojë njeriun si person, me të gjitha vlerat humane, duke ndjekur qëllimin e ekzistencës së vet, dhe të mirën e shoqërisë. Synon të formojë aftësinë e gjykimit për të nxitur sensin e vlerësimit, dhe për të asimiluar kulturën në një mënyrë kritike dhe sistematike duke vendosur thememelet mbi vlerat e Ungjillit.
Ajo i referohet konceptimit të krishterë të jetës me në qendër Jezu Krishtin. (EC 33)
Edukimi katolik e sheh Shkollën si një ambient për personat dhe e personave. Sepse çdo person, në nevojat e veta materiale dhe shpirtërore, është në qendër të mësimit të Jezu Krishtit.