Who we are

Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar KKEKSH, është ent Juridik  i Kishës Katolike në Shqipëri që prej datës 24 maj 2017, me vendim Gjykate: 5603

Kë përfaqësojmë:

Institucionet arsimore dhe edukative të cilat përqafon rrjeti i Komisionit janë të shtrira në gjithë territorin e Shqipërisë. Ato janë institucione të licencuara nga Ministria përkatëse, ofrojnë shërbim edukimi sipas standardeve të Vendit tonë, janë të themeluara nga Ente Juridike të Kishës katolike (Kongregata Rregulltare ose Famulli) dhe janë të anëtarësuar në rrjetin tonë, duke bashkëndarë së pari frymëzimin nga vlerat e Ungjillit të Jezu Krishtit. Në edukimin formal këto Institucione përqafojnë 8220 nxënës të ndarë si vijon

  • 30 kopshte e qendra ditore parashkollore me 2010 fëmijë,
  • 4 shkolla fillore me 435 nxënës
  • 10 shkolla 9 vjeçare me 3764 nxënës
  • 6 shkolla të mesme me 1751 nxënës
  • 5 qendra të formimit profesional me 264 nxënës
  • 1 Universitet Katolik ZKM me 1980 studentë
  • Dhjetëra Qendra Social-kulturore (Oratore), që shoqërojnë fëmijët në edukimin e tyre gjatë kohës së lirë.