- 21/04/2020
- Posted by: edukimi
- Category: Evente
Moter Margherita Randon
81 – vjec
“Motrat Domenikane te se Lumes Imelda“
Me hidherim te thelle u njoftuam per humbjen e misionares te motrave Domenikanr, Sr. Margherita.
Në 1991, Motër Margherita R., ishte provinciale, ajo miratoi vendimin për të ndërmarrë “misionin arsimor” në Shqipëri.
Më 10 korrik 1992, ajo arriti në Elbasan me angazhimin për të përgatitur ndërtimin e ndërtesave dhe për të kryer Iter-in për hapjen e një kopështi , sipas Metodës Montessori dhe një shkollë 8 – vjeçare.
E vendosur në synimin e saj, Motër Margherita në vitin 1996 mori miratimin nga Ministria e Arsimit për hapjen e kopështit , dhe në 1997 për hapjen e shkollës 8- vjeçare.
Me dëshirë për të ofruar një shërbim shkollor të kualifikuar kulturor dhe pedagogjik, ajo u kujdes për përgatitjen e mësuesve dhe mbështeti ngrohtësisht bashkëpunimin shkollë-familje.
Motra Margherita, Misionare Dominikane, në vitet e para shoqëroi, me katekizëm , shumë të rinj që kërkonin Pagëzimin.
Si punonjëse sociale, ajo u kujdes shumë për të afruar vajzat që ishin viktima të prostitucionit dhe me një art bindës dhe fjalë të dashura, ajo i binde ato të çliroheshin vetë dhe të rindërtonin një jetë të qetë dhe dinjitoze. Po ashtu ka ndihmuar shume familje ne nevoje ekonomike, e shume e shume gjera te tjera.
Një grua e kulturuar dhe e zellshme, Motra Margherita “me të vërtetë” kontribuoi në lartësimin e rinisë shqiptare dhe në mbjelljen e një “modeli” të jetës njerëzore, një shembull i palodhshëm i vetë-dhënies.
I jemi mirënjohës motrës Margherita.