Kopshti jopublik “Nene Klelia Merloni”, Dajc

Lloji i institucionit: Kopesht femijesh

Numri total i nxënësve/ fëmijëve: 40

Numri i fëmijëve për klasë/grup: 24 gjithsej:

Gr.I = 10

Gr.II = 7

Gr.III = 7

Numri i mësueseve/edukatorëve: 1

Sherbime te tjera: Nuk ka

Transport: Nuk ka

Parking: Po

Filozofia e kopshtit “Nënë Klelia Merloni”:

Kopshti “Nënë Klelia Merloni” është kopsht jopublik i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me nr.964, dt.06.05.1997 për arsimin parashkollor. Drejtohet nga Apostullet e Zemrës së Shenjtë të Jezusit. Ajo bazohet në frymëzimin pedagogjik të Nënë Klelia Merlonit (themeluese e Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit), e cila e vë theksin në edukimin tërësor të personit, bazuar në moton: “Edukimi është vepër dashurie”. Ky edukim përfshin:

  • Formimin e njeriut nëpërmjet përvetësimit të dijes.
  • Formimin e vlerave njerëzore dhe shpirtërore.

Kopshti “Nënë Klelia Merloni” e ka përshtatur këtë moto si udhëzuese në të gjithë veprimtarinë edukative të saj. Në këtë kopësht mësohen dhe kultivohen vlera si dija, dashuria, solidariteti, respekti, falja, harmonia, ndershmëria dhe shumë vlera të tjera të jetës që e ndihmojnë fëmijën të rritet e të zhvillohet në plotësinë e qenies së tij. Ky formim arrihet përmes procesit të mësimdhënies dhe nxënies, respektimit të veçantisë dhe personit të fëmijës, gjithnjë bazuar dhe mbështetur në parimet e filozofisë së krishterë. Ky edukim integral/tërësor shpie jo vetëm në pjekurinë njerëzore, morale dhe shpirtërore të njeriut, por edhe në impenjimin për shndërrimin e shoqërisë në një mjedis paqeje dhe barazie.

Kopshti u përmbahet këtyre parimeve metodologjike:

  • Njohja, vlerësimi dhe pranimi i vetvetes me aftësitë dhe kufizimet vetjake.
  • Zhvillimi i pandërprerë i potencialit të gjithanshëm të personit.
  • Ndërtimi i projektit vetjak i harmonizuar me të mirën e përbashkët njerëzore dhe mjedisore.
  • Edukimi i fëmijëve me marrjen e përgjegjësisë për dhënien e kontributit vetjak në të mirë të gjithçkaje i rrethon.
  • Mbështetja dhe inkurajimi i vazhdueshëm i edukatorit gjatë procesit mësimor, në mënyrë që fëmija të zbulojë dhe zhvillojë të gjithë potencialin e tij të brendshëm.
  • Vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijës mbi rëndësinë e dashurisë për jetën, për të tjerët, për gjithë universin si dhe për krijuesin e gjithçkaje, Zotin.

Vizioni i kopshtit:

Kopshti synon të orientojë dhe të shoqërojë njeriun në zhvillimin e gjithanshëm të tij, duke e ndërgjegjësuar dhe ndihmuar atë në zhvillimin e gjithë potencialit vetjak, si dhe në përpjekjen për ta shndërruar botën në një mjedis dashurie dhe paqeje.

Misioni i kopshtit:

Kopshti ndihmon për zhvillimin e kompetencave në aspektin intelektual, njerëzor dhe shpirtëror, zhvillimin e dinjitetit personal, besimin, ndershmërinë, drejtësinë sociale dhe përhapjen e të gjitha vlerave të vërteta të jetës.

Nisur nga ky vizion dhe mision i kopshtit, si dhe të prirë nga motoja “Edukimi është vepër dashurie”, synojmë që nëpërmjet procesit mësimor të kopshtit tonë të përcjellim dije dhe jetë, për të sotmen dhe një të ardhme më të mirë për njeriun dhe gjithë shoqërinë tonë.

Kontakte

Dioqeza: Sapë

Kontakte: Flora Gega

Drejtuesi/e: Violeta Koleci

Adresa: Dajç-Lezhë

Tel. Sekretaria: 0683429037

E-mail: floragegascj@yahoo.com