Bashkësia edukative /komuniteti

Bashkësi që edukon 

Karakteristikë e çdo komuniteti është larmia e marrëdhënieve të cilat janë kusht i domosdoshëm për pjekurinë e çdo personi. Shkolla është mirëfilli i një komuniteti edukativ, qëllimi i së cilës është transmetimi i vlerave të cilat gjejnë përmbushje në Jezu Krishtin. (EC 53). Si komunitet i mbledhur rreth vlerave ungjillore është në ecje të bëhet bashkësi e vërtetë jete, ku këmbimi i përvojave rrit çdo anëtar të tij.

Ndërtuesit e komunitetit edukativ janë mësuesit, nxënësit, prindërit, por mund të shkojmë dhe më gjerë pasi shkolla është organizëm i gjallë dhe jeton në një territor, ndaj ky komunitet edukativ përbëhet edhe nga organizatat e prindërve, të ish nxënësve, të komunitetit të gjërë territorial.

Stili i marrëdhënieve

Komuniteti edukativ i gjerë, për të cilin flasim, karakterizohet nga cilësia e marrëdhënieve te cilat janë të hapura, të vërteta e të qëndrueshme. Ka në natyrën e vet përfshirjen personale, reciprocitetin e mirëfilltë dhe koherencën e qëndrimit, mënyrën e jetesës dhe sjelljet e përditshme. Ky vizion frymëzon shkollën dhe i jep shpirt komunitetit, ndaj shkolla jep kontributin e saj, në shpirtin e bashkëpunimit, në ndërtimin e një shoqërie më largpamëse e gjithëpërfshirëse.