Fëmija & Nxënësi

  • Edukimi katolik e sheh nxënësin së pari si fëmijë, si person. Koncepti person nënkupton inteligjencë të vërtetë, liri dhe ndjenjë. Thekson faktin se ai është i pajisur me aftësi marrëdhëniesh ndërpersonale dhe me Krijuesin; aftësi për të qenë aktiv dhe kreativ, bartës i të drejtave dhe detyrave. I thirrur në jetë me një mision specifik në botë dhe në histori. (DR 55)
  • Fëmijët/nxënësit në masën e rritjes në moshë, hap pas hapi, marrin pjesë aktive në formimin dhe shkollimin e tyre. Ky ndërveprim i vyer e mbush me entuziazmin dhe vërtetësinë tipike të moshës, ecjen edukative. Duke u ndërgjegjësuar për projektin edukativ ata vetëdijesohen për rolin e rëndësishëm që kanë për shoqërinë dhe për Kishën.
  • Fëmijët/nxënësit kanë besime fetare të ndryshme, ndaj Shkolla tregon respektin më të madh për bindjet dhe lirinë e tyre dhe tregohet e hapur në çdo kohë për dialog të vërtetë. (LC 42).
  • Duke qenë se përbërja e nxënësve është heterogjene edhe për nga feja dhe bindjet, Shkolla vlerëson shumë rëndësinë e kulturës, pasi në pluralizmin kulturor, mendimi i krishterë, përbën një kriter të mirë të gjykimit në mes të koncepteve konfliktuale, qëndrimeve dhe sjelljeve dhe ndihmon të shoshisë mes vlerave që e bëjnë njeriun fisnik e atyre që e degradojnë atë. (EC 11).