Prindërit

  • Prindërit janë edukatorët e parë dhe të privilegjuar të fëmijës. Kjo dhuratë/detyrë është e patjetërsueshme dhe e pamohueshme. Ata janë pjesë e rëndësishme e Bashkësisë edukative dhe marrin pjesë në projektin edukativ, në dialog, ballafaqim dhe bashkëpunim.
  • Ata marrin pjesë në Bashkësinë edukative si titullarë të së drejtës për edukimin dhe arsimin për fëmijët e tyre. Janë të vetëdijshëm për zgjedhjen që kanë bërë për fëmijët e tyre që tregon angazhimin e tyre në marrëveshjen edukative me shkollën dhe komunitetin. Ata janë pjesë aktive dhe stimuluese për shkollën, por edhe për organet shtetërore, duke kërkuar modele shkollore e formuese për fëmijët e tyre dhe duke bashkëpunuar për realizimin e tyre.
  • Prindërit që janë të besimit të krishterë me shembullin e një besimi të jetuar në dhurimin familjar të ndërsjelltë, duke jetuar me gëzim besimin e vet , bëhen edhe drita të vogla shprese për familjet e tjera të komunitetit, me thjeshtësi e pa bujë.
  • Është e drejtë e prindërve të dialogojnë me edukatorët, të marrin pjesë aktive dhe nëpërmjet organeve të pjesëmarrjes të shkollës, të bashkëpunojnë me shoqata të tjera duke krijuar rrjete e hapësira bashkëpunimi për shkollën. Ata si qytetarë aktivë angazhohen në politikë në mënyrë konstruktive për të promovuar ato ligje , që duke respektuar të drejtat detyrat e çdo qytetari, t’i sigurojnë të gjithëve mundësinë për të zgjedhur shkollën që dëshirojnë në koherencë me bindjet e parimet e veta edukative.