Safeguarding Policy

Klikoni me siper per ta shkarkuar DPS ne format PDF

PËRMBAJTJA

I.Dispozitat fillestare
II.Fusha e veprimit dhe zbatueshmëria
III.Qëllimi dhe misioni i K.K.E.K.SH
IV.Parimet themelore
V.Përkufizimi i Termave
VI.Punësimi i Stafit
VII. Përgjegjësia e Stafit dhe Etika
VIII.Trajnimi i Stafit
IX.Akuzat kundër anëtarëve të stafit
X.Struktura e Mbrojtjes së K.K.E.K.SH
XI.Kushtet e Sigurisë së Punës
XII. Monitorimi
XIII.Dispozitat Përfundimtare

1.Dispozitat fillestare

Dokumenti i Politikave të Sigurisë (D.P.S) rregullon politikën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve vulnerabël që janë subjekt i KKEKSH në përputhje me legjislacionin në fuqi. Qëllimi i ( DPS) është të përcaktojë termat bazë për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve dhe personave vulnerabël, përgjegjësinë e stafit mbikëqyrës, proçedurat në rastet e konflikteve të mundshme që hasen në ambientet edukative si  dhe rolin e  përfaqësuesit  të mbrojtjes së fëmijëve.

II.Fusha e veprimit dhe zbatueshmëria

KKEKSH synon dhe nxit nëpërmjet këtij dokumenti respektimin e politikave të mbrojtjes nga stafi, anëtarët apo bashkëpunëtorët e tij sipas dispozitave të parashikuara në legjislacionin në fuqi si dhe vënien në zbatim të tyre.

Ky dokument përcakton të drejtat  që gëzon çdo fëmijë apo i rritur vulnerabël, mekanizmat mbrojtës dhe stafin përgjegjës, që garantojnë me efektivitet ushtrimin, respektimin, promovimin e këtyre të drejtave, si dhe mbrojtjen e veçantë të fëmijës.

III .Qëllimi dhe Misioni i  KKEKSH

Qëllimi i këtij Enti (KKEKSH) është fetar, formues – edukues, dhe jofitimprurës referuar kan.800/1, kan 803 dhe 804/1 të Kodit të së Drejtës Kanonike (CIC). Natyra e këtij enti është baritore me natyrë edukuese. Ky Ent kishtar zhvillon kryesisht aktivitet (veprimtari) fetare, si dhe formuese – edukuese të cilat konsistojnë sa më poshtë :

  • të promovojë përmbushjen me efektivitet të lirisë së arsimit si një kusht themelor për funksionimin e një shoqërie demokratike, në përputhje me të drejtat e liritë themelore të njeriut të parashikuara në Deklarata, Konventa dhe protokolle shtesë të ratifikuara nga shteti shqiptar.
  • të mbështesë, informojë, azhurnojë shkollat apo institucionet të drejtuara dhe të administruara nga Entet e Kishës Katolike, duke i mbështetur me konsulenca të natyrës didaktike, juridike, ekonomike-fiskale, si dhe mbi ndryshimet legjislative që mund t’i interesojnë këtyre institucioneve  të arsimit lidhur me problematikat dhe zgjidhjen e situatave të krijuara .

IV.PARIMET THEMELORE 

Politika e mbrojtjes së fëmijëve bazohet në parimet e mëposhtme:

  1. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejta të barabarta. Asnjë fëmijë apo i ri, nuk duhet të dëmtohet për shkak të gjinisë, ngjyrës, gjuhës apo besimit të tij.
  2. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën e informimit, shprehjes së mendimit të tyre dhe të drejtën për t’u dëgjuar.
  3. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën apo zhvillimin e tij normal.
  4. Interesat më të larta të çdo fëmije duhen mbrojtur me çdo kusht, duke përfshirë edhe përkrahjen për çështjet e fëmijëve dhe promovimin e të drejtave të tyre.
  5. Parimi themelor i punës me fëmijët është që fëmijët duhet të jenë në gjendje të ndjehen të sigurt.     Mirëqenia dhe interesi më i lartë i tyre është përparësia jonë kryesore.

V.Përkufizimi i Termave

Fëmijë –  është çdo person nën moshën 18 vjeç. Në rastin kur mosha e personit është e pamundur të përcaktohet saktë, por ka arsye të besohet se personi është fëmijë, ai konsiderohet fëmijë në kuptim të këtij ligji, derisa mosha e tij të përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi.

Adoleshent – një djalë ose një vajzë i/e moshës  14-18 vjeç.

Person vulnerabël : i referohet një personi 18 vjeç e sipër, i cili për shkak të aftësisë së kufizuar, moshës ose sëmundjeve, konteksti në të cilin ndodhen ose si pasojë e pabarazive sociale dhe të tjera, është ose mund të mos jetë në gjendje të kujdeset ose të mbrohet nga një dëm i konsiderueshëm ose shfrytëzim i mundshëm.

Stafi – të gjithë individët, të cilët janë punonjës ose vullnetarë me kohë të plotë ose me orar të pjesshëm të KKEKSH.

Vullnetar – një individ i cili përfshihet  në kohën e tij të lirë në aktivitete të ndryshme të organizuar nga KKEKSH me kontratë të rregullt vullnetariati .

Dhunë ndaj fëmijës – është çdo veprim ose mosveprim me dashje, me anë të të cilit shkaktohet çdo lloj forme dhune fizike ose mendore, lëndimi ose abuzimi, lënia pas dore apo trajtimi neglizhent, keqtrajtimi ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual.

Diskriminimi: është çdo dallim, përjashtim kufizim apo preference që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur  të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët , të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar, si dhe me ligjet në fuqi.

Abuzimi – është një dëm (fizik, psikologjik apo seksual), keqtrajtimi, abuzimi, neglizhimi ose privimi i çdo fëmijë apo të riu.  

a)  Abuzimi psikologjik i fëmijëve përfshin një sjellje të tillë nga ana e një personi, që ka njëpasojë negative për zhvillimin psikologjik, emocional dhe sjelljen e fëmijës.Nga abuzimi psikologjik, ne nënkuptojmë dëmtime të përsëritura ndaj një fëmije nga prindërit ose persona të tjerë duke e refuzuar në mënyrë të përsëritur fëmijën, duke e poshtëruar, frikësuar, dukekufizuar lirinë e tij, lëvizjen dhe kontaktin me mjedisin, duke i mësuar fëmijët me mendime dhe mënyrat e sjelljes në kundërshtim me moralin e shoqërisë.

Bullizmi – Është një formë sjellje agresive i një fëmije ose i një grupi fëmijësh kundrejt fëmijëve të tjerë, sjellje e cila përsëritet në mënyrë të vazhdueshme – zakonisht ndaj dikujt që shpesh shihet si më i dobëti ose që ka më pak fuqi /forcë.

b) Abuzimi trupor (fizik) i një personi të mitur është një veprim i dhunshëm dhe i qëllimshëm nga ana e prindit ose personave të tjerë, që rezultojnë me vuajtje fizike, dëmtim të shëndetit, dëmtim fizik, ose mos-parandalimi i ndërgjegjshëm i abuzimit fizik të fëmijës nga një person tjetër. Përgjegjësia për abuzimin e fëmijëve qëndron tek personi i cili është dëshmitar i abuzimit dhe nuk e parandalon atë ose një person i cili është përgjegjës për një fëmijë, me vetëdije të plotë ose me pakujdesi dështon në parandalimin e lëndimeve aksidentale ose dëmtimin e shëndetit të fëmijës.

c) Abuzimi seksual –  Abuzimi seksual përfshin çdo marrëdhënie seksuale, ose shfrytëzim seksual i një fëmije nga kushdo, të cilit i është besuar fëmija, ose nga kushdo që ka ardhur në çdo kontakt me fëmijën. Abuzimi seksual i të miturve përfshin edhe pjesëmarrjen e të miturve në ekspozim të pahijshëm, duke bërë video pornografike, fotografi dhe audio.

VI. Punësimi i Stafit KKEKSH, për të siguruar një qëndrim të besueshëm dhe profesional të stafit të tij i cili është në marrëdhënie të vazhdueshme me institucionet arsimore/edukative formale dhe jo formale të Kishës, të cilat çdo ditë janë në kontakt me persona vulnerabël (kryesisht fëmijë dhe të rinj), përcakton parimet  dhe kriteret e mëposhtme për punësimin e stafit të tij. 

Kriteret e punësimit:

1.KKEKSH, (Presidenti) shpall karakteristikat profesionale të vendit vakant të punës ose të shërbimit vullnetar.
2.Pranon brenda një afati kohor kërkesat e kandidatëve bashkë më dokumentacionin bazë:

  • Letra Motivuese dhe CV
  • Kartë identiteti
  • Dëshmi penaliteti
  • Përgatitja profesionale (Diploma  përkatëse)
  • Gjëndjen shëndetësore

3.Shqyrton kërkesat dhe dokumentacionin e kandidatit dhe merr informata paraprake, thërret në intervistë kandidatin.
4.Sigurohet që kandidati të jetë  një person me përvojë i cili respekton parimet e KKEKSH dhe garanton mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve vulnerabël në fushën e edukimit.
5.Sigurohet që ka kuptuar mirë rëndësinë e përmbajtjen e Vetëdeklarimit .
6.I kërkon kandidatit plotësimin e dokumentacionit origjinal, firmosjen e kontratës konform ligjit në fuqi, firmosjen e Dokumentit të Politikës së Sigurisë (D.P.S), si dhe firmosjen e vetëdeklarimit ku parashtrohen parimet themelore të KKEKSH. (shtojca nr.1 bashkangjitur)

Proçedura e dokumentimit nga intervista e kryer për punë e kandidatit të mundshëm, arkivohet në dosjen personale të punonjësit dhe ruhet sipas dispozitave të ligjit.

VII. Përgjegjësia e Stafit dhe Etika

Personeli pritet të ketë qëndrim etik që:

  • Të njohë dhe respektojë (D.P.S), në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi, dhe të tjerë dokumente referuese të parashikuara me ligj;
  • Të respektojë të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat e fëmijës ;
  • Të mbahen kufijtë profesionalë dhe të evitohen sjelljet që mund të keqinterpretohen nga të tjerët;
  • Të veprojë në dobi të përfituesve të shërbimeve sociale ;
  • Të respektojë secilën figurë mbështetëse, besimin e tij fetar, përkatësinë etnike, dallimet sociale dhe të tjera dhe  t’i afrohen me respekt dhe dinjitet;
  • Të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që disiplina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje me ligjet në fuqi;
  • Të ruajë konfidencialitetin e fakteve dhe të dhënave gjatë situatave të ndryshme të dokumentuara  në punën e tyre, veçanërisht nëse i është besuar një e dhënë e një  fëmije dhe dokumenti kërkon konfidencialitet.

Çdo anëtar i stafit ka përgjegjësi për çdo sinjalizim, shqetësim, dyshim apo pretendim për abuzim në këtë fushë, që mund të vijë nga një institucion edukativ arsimor i rrjetit që mbulon.

Në këto raste çdo anëtar duhet të raportojë së pari tek Përfaqësuesi i Mbrojtjes së Fëmijëve të Komisionit dhe në rast të konstatimit të drejtpërdrejtë (në raste vizitash në Institucione) të jetë vigjilent në lidhje me këtë aspekt dhe ka detyrë të informojë Përgjegjësin e Politikave të Sigurisë të institucionit përkatës.  Asnjë shqetësim, dyshim apo  pretendim  rreth një abuzimi të supozuar ose të raportuar, nuk mund të anashkalohet nga asnjë prej personave të stafit, deri në marrjen e masave mbrojtëse ose parandaluese.Çdo anëtar i stafit ka përgjegjësinë  të sigurojë qëndrueshmëri të sjelljes, të ketë njohuri mbi treguesit e neglizhencës.                                

NUK është detyrë e stafit të hetojë pretendimet për abuzimin e fëmijëve që mund të vijnë nga ndonjë institucion edukativ të cilat mund t’i konstatojë në raste vizitash konkrete në institucionet edukative të rrjetit që KKEKSH mbulon.

Nëse policia vendos të ndërmarrë hapa hetimorë në bashkëpunim me NJMF, detyra e stafit është  të sigurojë  bashkëpunimin e nevojshëm me organet kompetente për zbardhjen e çështjes sipas dëshmive të dhëna në interes të fëmijës.

VIII. Trajnimi i Stafit      

KKEKSH merr përsipër që çdo anëtar i stafit që është në kontakt direkt ose indirekt me personelin dhe në raste të veçanta  me fëmijët dhe të rinjtë,  duhet të jetë në gjendje të promovojë e sigurojë interesat e tyre më të mira.Secili anëtar i stafit do të trajnohet në mënyrë profesionale edhe mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve vulnerabël në një nivel të përshtatshëm për rolin e tyre.

KKEKSH përfshin:

  • Trajnimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke përfshirë sistemet e ndërgjegjësimit dhe raportimit, i cili do të sigurohet në baza vjetore, (kjo përfshin kurse vjetore për stafin që kanë qenë të punësuar më shumë se 1 vit);
  • Të gjithë stafit të ri do t’u jepen udhëzime për politikat e mbrojtjes së fëmijëve si pjesë e orientimit të tyre të punës. Udhëzimet do kenë një kohë të caktuar në varësi te rolit që ka anëtari i stafit , por në cdo rast do të jetë një afat brenda 3 muajve nga fillimi i punësimit ose para mbarimit  të periudhës së provës;
  • Të gjithë stafit iu sigurohet aksesi në të gjitha proçedurat dhe politikat e shkruara që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe personave vulnerabël.
    Stafi njihet me: Proçedurat e  Përgjithshme të Mbrojtjes së Fëmijëve të Institucioneve Shkollore dhe me azhurnimet e tij. (shtojca nr 5)

Përfaqësuesi i mbrojtjes së fëmijëve do t’i nënshtrohet një trajnimi më intensiv lidhur me mbrojtjen e fëmijës.

Koordinatori Kombëtar i KKEKSH është përgjegjës për zhvillimin profesional të stafit dhe  anëtarëve të tij të paktën 1 herë në vit. 

IX. Akuzat ndaj anëtarëve të stafit  

Ky paragraf përcakton proçedurat që duhet të ndiqen nëse një individ, institucion i rrjetit apo të tretë kanë bërë ankesë ndaj sjelljeve të papërshtatshme të një anëtari të stafit në lidhje me abuzime apo neglizhenca të mundshme.Akuza duhet të jetë në formë të përshtatshme me shkrim ose me gojë dhe jo anonime. Ankesa duhet të jetë e dokumentuar dhe  të adresohet në organin kompetent, në Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (shtojca nr.2 bashkëngjitur)

Dyshimet e shprehura në konfidencialitet në K.V (Këshilli Vigjilencës) trajtohen me delikatesë e profesionalizëm në përputhje me etikën e institucionit.

Akuzat, dyshimet dhe ankesat për abuzimin ndaj një anëtari të personelit duhet të merren seriozisht dhe të raportohen tek personi përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve, i cili do të merret me rastin menjëherë, me përgjegjësi dhe në përputhje me këtë dokument.

Ankesat ose Akuzat mund të jenë për shfaqje neglizhence ndaj rasteve të raportuara;

  • në raste dyshimi për abuzim direkt,
  • në raste paraqitjeje të papërshtatshme ose poshtëruese të imazheve apo materialeve të tjera vizive, që cënojnë të dhënat personale të stafit apo të miturve;
  • në raste të hapjes dhe frekuentimit të faqeve të webit që kanë materiale pornografike dhe këmbimi i tyre në ambientet e punës.

Ankesat dhe akuzat merren seriozisht edhe kur rastet e mësipërme ndodhin në ambiente jashtë punës.

X.Struktura e Mbrojtjes së KKEKSH

Struktura e KKEKSH funksionon në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë së fëmijëve e të rriturve vulnerabël e cila përbëhet nga :

Këshilli i Vigjilencës  (KV) 

1.Përfaqësuesi Ligjor KKEKSH (Presidenti)
2.Koordinatori Kombëtar
3.Përfaqësuesi për Mbrojtjen e Fëmijëve 

Përfaqësuesi për Mbrojtjen e Fëmijëve për çdo situatë informon Këshillin e Vigjilencës për rastin e konstatuar ose të raportuar nga stafi apo entet arsimore edukative si dhe këshillohet me të për ndjekjen e proçedurave të nevojshme  që duhen  ndërmarrë  në zgjidhjen sa më efikase të situatës së paraqitur.

  • Te sigurohet që Dokumenti i Politikave të Sigurisë (D.P.S) të KKEKSH të zbatohet në praktikë në kuadër të problematikave referuese;
  • Të nxisë hartimin e një dokumenti të politikave të sigurisë (D.P.S)  për rrjetin e shkollave katolike
  • Të jetë pika e parë e kontaktit në lidhje me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve.
  • Të kontaktojë personin përgjegjës të politikave të sigurisë (P.P.S) të shkollës përkatëse në rastet kur problemi ka marre përmasa të një trajte më të gjerë e të pazgjidhshme ndaj  situatës së krijuar ne shkollë;
  • Të koordinohet me personin përgjegjës të politikave të sigurisë (P.P.S) si dhe stafin përgjegjës për garantimin e zbatimin e proçedurave që parashikon Dokumenti (D.P.S) i hartuar nga vetë shkolla;
  • Të kontaktojë autoritetet e mbrojtjes sociale-ligjore të fëmijëve dhe punonjësin e shërbimit social si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit nëse është e nevojshme.

Nëse Përfaqësuesi i Mbrojtjes së Fëmijëve nuk është i pranishëm në vend, mund të veprojë si zëvendës përfaqësues i mbrojtjes së fëmijëve për rastin e paraqitur Këshilli i Vigjilencës .

XII. Kushtet e Sigurisë së Punës

Kushtet e sigurisë së punës konsiderohen si një vlerë parësore nga KKEKSH i cili është i detyruar të aplikojë masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin fizik dhe personalitetin moral të punonjësve të tij.
Çdo lidhje interneti që mund të vihet në dispozicion (telefon ,faks,e-mail, dhe regjistruesit e videove), duhet të përdoren për kohën e domosdoshme dhe vetëm për qëllimin e punës si dhe gjatë kryerjes së aktiviteteve arsimore dhe sociale .
Punonjësit që kanë akses në rrjetin e brendshëm ose në postën elektronike nuk iu lejohet të:

  • shkarkojnë programe software, fotografi, mbajtjen e dosjeve në rrjetin e brendshëm të cilat nuk lidhen me qëllimin e punës;
  • të përdorin për arsye personale file të sistemit ose të postës elektronike që kanë të bëjnë me minorenët;
  • të përdorin postën elektronike dhe internetin për blerje ose shitje online për qëllime vetjake.
  • nuk mund të proçedojnë drejtpërdrejtë në kompjuterin personal të programeve ose të dublikojnë apo të heqin programe të instaluara përveç nëse autorizohet shprehimisht nga drejtuesi i institucionit.
  • Anëtarët e stafit dhe bashkëpunëtorë të tjerë janë të ndaluar të fusin në cdo formë fletushka, pyetësorë, printime, imazhe, materiale multimediale apo të ngjashme, pa lejen paraprake të personit të autorizuar nga enti, si dhe lidhjet telematike me të miturit e shërbime të tjera pa lejen paraprake me shkrim nga cilido që është i autorizuar nga prindërit.

Për mbrojtjen dhe mirëqenien më të mirë të fëmijëve, identifikimi i tij në të dhëna personale (emri, adresa, shkolla, etj.) nuk duhen të publikohen

XII. MONITORIMI

1. Monitorimi
a. Rregullat për të monitoruar proçedurat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve të tjerë vulnerabël në përpuethshmëri të plotë me Dokumentin e Politikave të Sigurisë (D.P.S):

  • T’u kërkojë institucioneve edukative të rrjetit DPS e tyre.
  • Të sugjerojë pasqyrimin në DPS-të e shkollave, përgjegjësitë dhe procedurat për rastet e incidenteve, abuzimeve apo neglizhencave të mundshme.
  • Të monitorojë dokumentimin e ankesave apo çdo pretendim tjetër për abuzim .
  • Të sigurojë dhe suportojë Këshillin e Vigjilencës së shkollave në zgjidhjen e cdo rasti.
  • Të stimulojë azhurnimin e DPS sipas afateve kohore së çdo shkolle të paktën një herë në vit.

2. Vlerësimi dhe interpretimi i informacionit

Këshilli i Vigjilencës nëpërmjet Përfaqësuesit për mbrojtjen e personave vulnerabël, verifikon zbatimin e praktikave të politikës së mbrojtjes (D.P.S) të KKEKSH dhe të Shkollave e Enteve Edukative të rrjetit që mbulon, nëpërmjet kontrollit te vazhdueshëm të performancës së stafit dhe garanton kontaktin periodik dy mujor si dhe vlerëson rast pas rasti rreziqet e dyshuara ose të konstatuara. Këshilli i Vigjilencës nxit fuqizimin e politikave të sigurisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe personave vulnerabël.

a.Vlerësimi i rrezikut ndihmon në minimizimin e abuzimit të mundshëm të fëmijëve dhe adoleshentëve.

• PMF (Përfaqësuesi i Mbrojtjes së Fëmijëve) i kërkohet :
✓ të rivlerësojë rreziqet në bazë të informacionit të dhënë nga Institucionet Edukative ose të konstatuara direkt.
✓ të miratojë masa për të parandaluar mundësinë dhe situatat që mund të rezultojnë të dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët.

Gjatë vlerësimit të rreziqeve, merren hapat e mëposhtëm:
1) Mbledhja e informacionit
2) Identifikimi i rreziqeve
3) Vlerësimi i rreziqeve
4) Planifikimi i proçedurave për eliminimin ose kufizimin e rreziqeve.
5) Ruajtja e dokumentacionit të vlerësimit të rrezikut

b. Parimet e vlerësimi të rrezikut

✓ Sjellja Etike
Monitorimi/ mbikëqyrja duhet të jetë e bazuar parimisht në besim, integritet, konfidencialitet dhe siguri të plotë.
✓ Prezantimi i paanshëm
Prezantimi me transparencë dhe në mënyrë të paanshme të rezultateve dhe konkluzioneve të raporteve të kontrollit, duke sjellë në vëmendje pengesat më të mëdha që hasen gjatë monitorimit si dhe situatat e pazgjidhura ndërmjet ekipit monitorues dhe Entitetit të monitoruar.
✓ Profesionalizëm i duhur
Monitoruesit, përmbajtjen e raportit të kontrollit ta bazojnë mbi njohuritë profesionale të integruara si dhe mbi bazën e informacionit të regjistruar.
✓ Pavarësia
Monitoruesit duhet të ruajnë një qëndrim të pavarur të njëanshëm dhe objektiv të mendimeve /përshtypjeve gjatë proçesit të monitorimit për të siguruar që rezultatet dhe konkluzionet e monitorimit të bazohen vetëm në evidencën e auditimit/mbikëqyrëse.

XIII. Dispozitat përfundimtare

Çdo shkelje e parimeve apo çdo sjellje e punonjësve që bie në kundërshtim me dispozitat e Dokumentit të Politikës së Sigurisë për mbrojtjen e fëmijëve e të rriturve vulnerabël, do të jetë shkak për hetim me pezullim /shkarkim të mundshëm nga KKEKSH në pajtim me dispozitat e Kodit të Punës në fuqi dhe Rregullores së Brendshme të Komisionit Kombëtar për Edukimin Katolik Shqiptar.
Nëse lindin mosmarrëveshje ndërmjet palëve, ato do të zgjidhen duke zbatuar parimin e mirëkuptimit. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kompetente për këtë do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Çdo njoftim, kërkesë apo çdo lloj komunikimi tjetër ndërmjet palëve do të bëhet me shkrim.

Tiranë, 2017

SHTOJCA 1

DEKLARATË KONFIDENCIALITETI

Objekti

Kjo deklaratë i drejtohet të gjithë stafit të KKEKSH, si dhe punonjësve të përkohshëm, vullnetarëve dhe palëve të tjera të cilët kanë akses në informacionin e mbajtur nga KKEKSH.
Ajo përcakton kërkesat dhe përgjegjësitë e atyre që kanë akses në informacione të tilla dhe siguron që të gjitha palët e interesuara të kuptojnë detyrimet e tyre të konfidencialitetit.

Fusha e veprimit

Fushëveprimi i kësaj deklarate shtrihet për të gjitha të dhënat personale dhe informacione konfidenciale që njihen gjatë punës në KKEKSH.Dispozitat përkatëse zbatohen edhe pasi marrëdhënia e punës me KKEKSH ka përfunduar. Kjo deklaratë duhet të nënshkruhet nga të gjithë ata punonjës të cilët kanë akses në të dhënat personale të KKEKSH.

Deklarata e konfidencialitetit

  1. Me anë të kësaj deklarate marr përsipër të mos përdor dhe të mos i transmetoj personave të paautorizuar të dhëna personale apo informacione konfidenciale në lidhje me ose të marra nga KKEKSH, përveç nëse autorizohem shprehimisht nga KKEKSH, ose kërkohet me ligj. Unë e kuptoj se ky detyrim vlen gjatë afatit të punësimit si dhe pas përfundimit të tij.
  2. Unë e kuptoj se përdorimi dhe zbulimi i të dhënave personale në lidhje me individët, trajtohet nga Ligji nr.9987, datë 10.03.2008 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Unë nuk do të përdor ose përhap asnjë të dhënë personale që marr dijeni gjatë punës time për ndonjë qëllim që është në kundërshtim me qëllimet e kësaj pune.
  3. Unë e kuptoj se jam i detyruar të ruaj konfidencialitetin për të dhënat personale dhe t’i mbaj ato të sigurta, duke marrë të gjitha masat organizative dhe teknike të përshtatshme.
  4. Marr përgjegjësinë e plotë që në qoftë se konstatohet që kam vepruar në kundërshtim me udhëzimet në lidhje me konfidencialitetin e të dhënave personale, apo në rast të mosruajtjes së tyre, ndaj meje të merren masa të menjëhershme. Unë e kuptoj këtë veprim si një nevojë për të mbajtur standarte të larta profesionale në KKEKSH.
__________________________ ______________________________
Firma e të Punësuarit              Firma e Eprorit

SHTOJCA .2

FORMULARI I ANKIMIT NDAJ STAFIT

Data:
KKEKSH do e trajtojë informacionin tuaj në mënyrë konfidenciale. Megjithate ju duhet të merrni në konsideratë se nëse ankesa juaj lidhet me një person apo persona të tjerë, stafi i ngarkuar në trajtimin e ankesës tuaj duhet ta zbulojë ankesën tuaj dhe detaje të saj tek personi/nat e paditur prej jush, me qëllim që të marre një përgjigje edhe prej tyre.

Informacion personal

Emri Mbiemri
Pozicioni/detyra
Kontakte
Tel:
Email:

Informacion rreth ankesës PO JO

Ankesa juaj është ndaj një personi tjetër

Nese PO, identifikoni personin me emër dhe mbiemër dhe detyrën që mban:

Ju lutem, ofroni përshkrim dhe detaje rreth ankeses tuaj: jepni informacion sa më shumë të jetë mundur duke shpjeguar se çfare ndodhi, kur ( datën dhe orën), kush ishte i pranishëm, etj.

Cfare ndikimi ka kjo tek ju:

A ka ndodhur kjo gjë edhe me pare: PO JO
Nese PO, jepni detaje:

Informacion rreth procesit të ankimimit

(Cfare rezultatesh apo masash, pretendoni ju në përfundim të ankesës tuaj)

Cila është metoda juaj e preferuar në trajtimin e ankesës tuaj ?

Procedurë joformale
PO JO

A keni ndërrmarrë ndonjë veprim për ta zgjidhur ankesën tuaj?

Procedurë Formale/zyrtare
PO JO

Nese PO, a mund të pershkruani veprimet që keni bëre deri tani, për zgjidhjen e ankesës tuaj?

Informacion tjetër
A keni informacion tjetër që dëshironi ta përmendni apo përfshini në ankesën tuaj

Emër Mbiemër                                                                                 Nënshkrimi i ankuesit                                                                                                      

______________                                                                          ______________________

SHTOJCA  .3

Forma e raportimit të incidentit për mbrojtjen e fëmijëve

Data e Raportit:
Vendi:

I raportuar nga:

Emri juaj:
Pozicioni juaj:
Numri i telefonit tuaj:
Adresa juaj e emailit:

Personi që mbrohet (viktima)

Emri:
Emri i familjes:
Data e lindjes:
Gjinia:
Kombësia:
Adresa dhe detajet e kontaktit:
Me kë banon fëmija?
A janë përfshirë fëmijët e tjerë?

Personi që shkaktoi problemin (shkelësi)

Emri i familjes:
Emri:
Mosha:
Gjinia:
Kombësia:
Adresa dhe detajet e kontaktit:

Cila është marrëdhënia e këtij personi me fëmijën?

Nëse ka dy ose më shumë njerëz që kanë shkaktuar këtë problem, ju lutemi shtoni detaje në fund të këtij raporti                                           

Faktet (detajet e incidentit / raportit)

Data e incidentit:

Koha e incidentit:

Vendndodhja e incidentit:

Si jeni bërë të vetëdijshëm për incidentin?

Kam dëshmuar atë    Stafi tjetër më tregoi         me tregoi viktima             Tjetër (specifiko)

A kishte ndonjë dëshmitar tjetër për incidentin?    Po       Jo

Nëse po, ju lutemi jepni emrin, pozicionin dhe detajet e kontaktit:

Ju lutem përshkruani incidentin e veçantë të abuzimit të fëmijëve:

Mbrojtja

Çfarë veprimi i  menjëhershëm është ndërmarrë për të mbrojtur fëmijën?

SHTOJCA .4

Formulari i raportit dhe planit individual për mbrojtjen e fëmijës

Takimi për mbrojtjen e Fëmijës
Emri i fëmijës :
Mosha dhe datëlindja  e fëmijës :
Data:
Pjesemarresit e pranishëm në Takimin për Mbrojtjen e Fëmijës
Emri/Mbiemri                Institucioni/Pozicioni                      Detajet e kontaktit
1
2
3
4
5
6
7
Shqetësime per fëmijën që paraqiten nga Punonjësi për Mbrojtjen e Femijeve
Informacioni i paraqitur nga pjesëmarrësit (në lidhje me fëmijën dhe situatën e tij/saj familjare )
Vendimi i takimit për Mbrojtjen e Fëmijës
Femija kërkon shërbime mbrojtëse                         PO                  JO
Lloji i Rrezikut :
Niveli i rrezikut:
Plani individual për Mbrojtjen e Fëmijës          Periudha nga :           Deri me :

Lloji i Rrezikut Niveli i Rrezikut Veprimi i ndërrmarrë Afati kohor Ofruesi i shërbimit
Data e Takimit të Shqyrtimit për Mbrojtjen e Fëmijës
Firma e Punonjësit të rastit të fëmijës:
Firma e Palëve të tjera që ofrojnë shërbime:

SHTOJCA 5

Procedurat e  Përgjithshme të Mbrojtjes së Fëmijëve të Institucioneve Shkollore

Ky paragraf përshkruan një udhëzues orientues për stafin që t’i përgjigjet shqetësimeve rreth abuzimit të fëmijëve.

Personi përgjegjës i politikave të sigurisë që shkolla, institucioni edukativ ka caktuar, që është në kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët dhe persona të tjerë vulnerabël apo dhe me vetë stafin, kur i raportohet një rast i dyshuar abuzimi neglizhimi apo keqtrajtimi, duhet të ndjekë menjëherë proçedurat e përcaktuara të mbrojtjes dhe udhëzimet për raportim për rastin e konstatuar/raportuar. Ai e trajton atë në bashkëpunim me Këshillin e Vigjilencës të shkollës në mënyrë të tillë që të përcaktohet vlerësimi i rrezikut të shkaktuar dhe marrja e masave parandaluese me organet hetimore konform ligjit .

Nëse rasti i konstatuar nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, ky i fundit mund të zgjidhet dhe nga vetë Institucioni Shkollor nëpërmjet Komisionit të Vigjilencës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe personave vulnerabël.

Ai vepron vetëm me personat përgjegjës për bashkëndarjen e informacionit konfidencial të Këshillit të Vigjilencë së Shkollës, me drejtuesin përkatës, si dhe në rast nevoje konsultohet me Përfaqësuesin e Mbrojtjes së Fëmijëve (PMF) dhe me Këshillin e Vigjilencës të KKEKSH .

Prandaj çdo dyshim ose raport i dhunës, apo abuzimit seksual duhet të merret me përgjegjësi të plotë dhe në formë të dokumentuar dhe të hetohet nga organet përkatëse.Të gjitha të dhënat e formularëve apo të raporteve  të plotësuar ruhen në një skedar të veçantë në një kuti të mbyllur.

P.S. ( Firmoset bashkë me shtojcën 3 dhe 4)