Lloji i institucionit: Kopshti dhe shkolla Jopublike 9-vjecare “Cor Jesu”
Numri total i nxënësve / fëmijëve: 205 nxënës dhe fëmijë së bashku në total
Numri i femijeve per klasë/grup:
Numri i fëmijëve për klasë/ grup | |
Gr I | 5 |
Gr II | 13 |
Gr III | 19 |
Klasa I | 14 |
Klasa II | 19 |
Klasa III | 14 |
Klasa IV | 18 |
Klasa V | 18 |
Klasa VI | 24 |
Klasa VII | 18 |
Klasa VIII | 22 |
Klasa IX | 21 |
Gjithsej | 205 |
Numri i mësuesve/ edukatorëve: 18 mësues bashkë me edukatorët
Filozofia e shkollës:
Shkolla “Cor Jesu” është shkollë 9-vjeçare jopublike e akredituar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me nr.4, dt.06.01.1999 për arsimin parashkollor dhe me nr.112, dt. 22.09.1999 për arsimin bazë. Drejtohet nga Apostullet e Zemrës së Shenjtë të Jezusit. Ajo bazohet në frymëzimin pedagogjik të Nënë Klelia Merlonit (themeluese e Apostulleve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit), e cila e vë theksin në edukimin tërësor të personit, bazuar në moton: “Edukimi është vepër dashurie”. Ky edukim përfshin:
- Formimin e njeriut nëpërmjet përvetësimit të dijes.
- Formimin e vlerave njerëzore dhe shpirtërore.
Shkolla “Cor Jesu” e ka përshtatur këtë moto si udhëzuese në të gjithë veprimtarinë edukative të saj. Në këtë shkollë mësohen dhe kultivohen vlera si dija, dashuria, solidariteti, respekti, falja, harmonia, ndershmëria dhe shumë vlera të tjera të jetës që e ndihmojnë nxënësin të rritet e të zhvillohet në plotësinë e qenies së tij. Ky formim arrihet përmes procesit të mësimdhënies dhe nxënies, respektimit të veçantisë dhe personit të nxënësit, gjithnjë bazuar dhe mbështetur në parimet e filozofisë së krishterë. Ky edukim integral/tërësor shpie jo vetëm në pjekurinë njerëzore, morale dhe shpirtërore të njeriut, por edhe në impenjimin për shndërrimin e shoqërisë në një mjedis paqeje dhe barazie.
Shkolla u përmbahet këtyre parimeve metodologjike:
- Njohja, vlerësimi dhe pranimi i vetvetes me aftësitë dhe kufizimet vetjake.
- Zhvillimi i pandërprerë i potencialit të gjithanshëm të personit.
- Ndërtimi i projektit vetjak i harmonizuar me të mirën e përbashkët njerëzore dhe mjedisore.
- Edukimi i fëmijëve dhe i nxënësve me marrjen e përgjegjësisë për dhënien e kontributit vetjak në të mirë të gjithçkaje i rrethon.
- Mbështetja dhe inkurajimi i vazhdueshëm i edukatorit gjatë procesit mësimor, në mënyrë që nxënësi të zbulojë dhe zhvillojë të gjithë potencialin e tij të brendshëm.
- Vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve mbi rëndësinë e dashurisë për jetën, për të tjerët, për gjithë universin si dhe për krijuesin e gjithçkaje, Zotin.
Vizioni i shkollës:
Shkolla synon të orientojë dhe të shoqërojë njeriun në zhvillimin e gjithanshëm të tij, duke e ndërgjegjësuar dhe ndihmuar atë në zhvillimin e gjithë potencialit vetjak, si dhe në përpjekjen për ta shndërruar botën në një mjedis dashurie dhe paqeje.
Misioni i shkollës:
Shkolla ndihmon për zhvillimin e kompetencave në aspektin intelektual, njerëzor dhe shpirtëror, zhvillimin e dinjitetit personal, besimin, ndershmërinë, drejtësinë sociale dhe përhapjen e të gjitha vlerave të vërteta të jetës.
Nisur nga ky vizion dhe mision i shkollës, si dhe të prirë nga motoja “Edukimi është vepër dashurie”, synojmë që nëpërmjet procesit mësimor të shkollës sonë të përcjellim dije dhe jetë, për të sotmen dhe një të ardhme më të mirë për njeriun dhe gjithë shoqërinë tonë.
Metodologjia e programeve të veçanta:
Programi mësimor në shkollën tonë zhvillohet sipas kërkesave të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Përveç lëndëve të caktuara nga Ministria, shkolla ofron edhe lëndët:
- Italisht: klasa I-IX
- Etikë: klasa VI-IX
- Informatikë: klasa V-IX
Shërbime të tjera:
- Një orë muzikë në javë në ditë të ndryshme për kopshtin, për ciklin fillor dhe për ciklin 9-vjeçar.
- Një orë në javë italisht për klasën IX për të zhvilluar më shumë komunikimin në gjuhën italjane.
- Kurse formimi njerëzor dhe shpirtëror për klasën IV-IX (për ata që dëshirojnë).
Kontakte: 0672816692
Drejtuese: Violeta Koleci
Qyteti: Shkoder
Adresa: Rruga “Mehmet Shpendi”, Lagjja “Mark Lula”
Tel Sekretaria: 0698101560
Email: shkollacorjesu@gmail.com
Dioqeza: Dioqeza Shkodër-Pult