Sistemi Preventiv (parandalues) i Don Boskos

                                                                       Pedagogjia saleziane
                                                                      TRE SHTYLLAT E SISTEMIT PREVENTIV

                                                                      

sistemi

ARSYEJA

Sistemi Preventiv ka të vetën arsyen, bazë supreme e dinjitetit të njeriut… Edukimi është arti i të udhëhequrit të fëmijëve për të menduar me drejtësi, për të arsyetuar, për të vlerësuar në mënyrë kritike. Të rinjtë për natyrë dëshirojnë të jetojnë emocione të forta, sensacione, kënaqësi. Atëherë është e nevojshme t’i udhëheqim dhe t’i orientojmë me qartësinë e ideve dhe bindjeve, me forcën e idealeve. Detyra për atë që edukon është pikërisht t’i ndihmojë të rinjtë të reflektojnë, të mendojnë mbi mënyrën e vet të jetuarit, ta verifikojnë atë.

FEJA

Don Bosko ishte i bindur se pa shtyllën e dytë të sistemit: Fenë, nuk është i mundur edukimi. Ai nuk e merrte si një ide filozofike dhe as si një sërë ritesh a praktikash fetare, por si pikë referimi, si frymëzim i thellë i krejt veprës së tij edukative, pra si përvoja e lumturisë më të madhe që mund të shijohet: përvoja e së mirës, e paqes, e gëzimit, e shëlbimit. Vetëm feja mund të depërtojë në thellësi të personit dhe të formojë ndërgjegjen e tij.

DASHAMIRËSIA

Për don Boskon dashamirësia është një realitet kompleks që shprehet kudo: në të sjellurit me mirësi, me mirëbesim, familjaritet, miqësi, gatishmëri për të ndihmuar, në dlirësi dhe në afektivitet. Është në kontrast me marrëdhëniet shoqërore të bazuara mbi parimet e forcës, pushtetit, dominimit. Një klimë e tillë është sigurisht më frytdhënëse kur jetohet e dëshmohet nga krejt Bashkësia Edukuese.
Sistemin Preventiv (parandalues) i Don Boskos