Anëtar i komisionit

Michele Maria Leovino

Etrit Somask.

Koordinator Shkolla Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” – Rrëshen.

I lindur më 14/11/1962 në Terlizzi (BA), është një qytezë me rreth 30 mijë banorë, në qendër të Puglias pak kilometra nga deti Adriatik, vend i famshëm për prodhimin dhe eksportimin e luleve në të gjithë botën. Është me interes sepse në fillimin e viteve ’50-të të shekullit të shkuar, pikërisht falë një ati Somask i cili solli rrënjë e fara lulesh, duke i dhënë kështu fillesën, nuk e di me sa vetëdije, aktivitetit punëdhënës më të rëndësishëm të së gjithë zonës.

Vite më vonë, në 1991, pa pasur njohuri për një gjë të tillë, hyra në përgatitje tek Etrit i Somask, të themeluar nga Shën Girolamo Emiliani, laik Venecian i ‘500-tës, në Albano Laziale, në kodrat e Kështjellave Romane. Isha rreth 29 vjeç , i nisur vetëm me diplomën e shkollës 8 vjeçare, shkoja drejt një aventure krejt të panjohur dhe që mendoj se i shqetësonte jo pak prindërit e mi, besimtarë por jo shumë praktikant, me dëshirë për të pranuar gjithsesi zgjedhjet e djalit të tyre të dytë, nisesha me shumë dëshirë për ti shërbyer Zotit, që hera herës, edhe pse nuk është se e kisha kërkuar shumë, kishte ditur të hynte në zemrën time duke më bërë të mundur të shijoja bukurinë e një ideali jete me objektivin e përkatësisë totale ndaj Tij dhe në të njëjtën kohë në shërbim të të tjerëve pa e menduar shumë veten.

Më pas rimora studimet e larta në përfundim të gjimnazit dhe pas mbarimit të noviciatit bëra kushtet e para në jetën rregulltarë, me 12 shtator 1996 dhe pastaj vazhdova studimet e filozofisë dhe teologjisë, që është edhe formimi i zakonshëm. Etapa të tjera thelbësore, ndërkohë që filloja eksperiencat e mia baritore ishin ata të kushteve të përjetshme, të diakonati dhe të urdhrit të Meshtarisë në vigjiljen e festës së Zojës së Papërlyer në vitin 2000.

Kur me kohë të plotë fillova veprimtarinë baritore në 1999 jetova për tre vite në një komunitet që jetonte një eksperiencë e futur tërësisht në një zonë periferike, në një qytezë në të hyrë të qytetit të Barit në Pulia, e më pas kam qenë përgjegjësi për 9 vite i një komuniteti që kishte në kujdesje familjare të mitur të dërguar nga gjykata.

Nga 9 gusht 2011, u transferova në qytetin e Rrëshenit Shqipëri, ku ende jetoj, si koordinator i Shkollës së Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” dhe si famullitar në dy zona baritore.

Jam shumë i kënaqur nga sa po jetoj në këto vite, falënderoj Zotin për dhuratën që më ka bërë duke më ftuar në Shqipëri.

Motoja ime është “Krishti vepron në ato instrumente që lihen të udhëhiqen nga Shpirti i Shenjtë.” Shën Girolamo Emiliani.