- 14/11/2017
- Posted by: admin-edukimi
- Category:
Kristjan Ndoka
Lindur më datë 25.12.1991 në një familje të thjeshtë në fshatin Gjadër, Lezhë.
Kam përfunduar gjatë viteve 2007-2011 shkollën e mesme profesionale “Roza Venerini” për Ekonomi-Ndërmarrje në Gjadër. Studimet e larta i kam kryer prane Fakultetit Bujqesor, ku dhe jam diplomuar në nivelin Bachelor për Financë-Kontabilitet në vitin 2014 në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Si dhe më tej ndjek studimet për Master profesional në degën Financë-Kontabilitet pranë këtij Universiteti.
Eksperiencë shumë e vlefshme përgjatë kësaj kohe që ka ndikuar shumë në formimin tim profesional dhe njerëzor ka qenë rritja që në vegjëli në ambientet e oratorit dhe kishës në fshatin Gjadër dhe më pas angazhimi në shoqatën “Ambasadorët e Paqes” si animator social përgjatë viteve 2007-2011.
Aktualisht jam në detyrën e ekonomistit dhe sekretarit pranë Komisionit Kombëtar të Edukimit Katolik Shqiptar.