Sektori i Zhvillimit Pedagogjiko-Didaktik

Mirela Dautaj

Lindur më 06.07.1978 në Tiranë në një familje modeste e lidhur fort me vlerat e dashurisë respektit dhe mbështetjes së vazhdueshme reciproke. E martuar dhe nënë e dy djemve.

Pas frekuentimit të Gjimnazit të përgjithshëm “Partizani” në Tiranë, në vitin 1997 diplomohem në Shkollën Profesionale “Don Bosco” Tiranë, për Animator Social, kjo eksperiencë që do të influencojë në mënyrë thelbësore në drejtimin profesional, në fushën e edukimit, si dhe në dimensionin human në thellimin e vlerave në Besim në personin tim.

Në këtë kuadër ndjek dhe përfundoj në korrik 2006 studimet universitare pranë Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan Fakulteti i Ciklit te Ulet, si Mësuese për arsimin parashkollor

Si dhe në tetor 2005 marr certifikate specializimi “Trajnues për Trajnues” për Qendrat Ditore në Shqipëri – (CESAL e Fundacion Tomillo – Madrid, Spanje) si dhe njohje nëpërmjet certifikimit për mësimdhënien në Qendrat Ditore e Qendrat Sociale e lëshuar nga AVSI dhe e njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Në 2012 përfundoj masterin dy vjeçar me Diplomë Masteri ndërkombëtar i Nivelit II në “Qeverisje dhe Zhvillim Territorial”, si Ekspert në politikat publike, pranë Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Palermos në bashkëpunim me Institutin e Formimit politik “Pedro Arrupe” dhe Magis Shqipëri (Italia & Albania)

Me një histori të gjatë gati 20 vjeçare pune si eksperte trajnuese e formatore në fushën e trajnimit e formimit profesional dhe coaching në edukim vazhdoj me përkushtim e dashuri veprimtarinë formuese e këshilluese në fushën e edukimit pranë KKEKSH. Specializuar në Organizatat jofitimprurëse, me një eksperiencë të rëndësishme në fushën e Ndërmarrjeve Sociale në Shqipëri, e me një eksperiencë të gjatë në hartimin, menaxhimin dhe vlerësimin e projekteve në fushën edukimit dhe atë sociale. E së fundmi trajnimi dy vjeçar për Leadership në edukimin katolik në Qendrën Arrupe, në Poloni Varshavë.

Motivimin e jetës e gjej në bindjen se realiteti që na Dhurohet është gjithnjë pozitiv.

Një frazë motivuese për mua në të përditshme është “Bej atë që mundesh, me atë që ke, në vendin ku je” Rousvelt