Motër Cecilia Refosco

 Anëtare e Komisionit të Edukimit Katolik

Motër Cecilia Refosco, motër Domenikane të së Lumes Imelda

E lindur në Vicenza, Itali 21/01/1944 babai agronom përpara luftës botërore; përgjatë luftës së dytë Botërore luftoi në Rusi (1939-1942) e më pas në Shqipëri. Pas luftës emigrant. Nëna ka rritur 11 fëmijë me dashuri të madhe dhe me sakrifica, dhe i ka edukuar me babain për të jetuar vlerat njerëzore e në veçanti solidaritetin, respektin familjar dhe mirënjohjen e besimin në Zot. Feja, si stil jete, ka mbështetur familjen tonë në përballjen me qetësi së bashku me sëmundjet dhe vështirësitë e mëdha dhe të paevitueshme të jetës. Jam e pesta prej 11 vëllezërve, u pagëzova ditën e lindjes me emrin Rosa Agnese.

Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare kam lënë familjen për të studiuar në Kolegjin e Motrave Domenikane të së Lumes Imelda në Venezia. Një eksperiencë miqësie, studimi, formimi njerëzor dhe fetar në të cilën u ndjeva e tërhequr për të jetuar karizmën domenikane të qendërzuar në shpirtin eukaristik dhe finalizuar në edukimin e të rinjve.

Pesëmbëdhjetë vjeç fillova të jetoj në familjen domenikane imeldine në Bolonjë, ku për tetë vjet kam eksperimentuar jetën, kreva studimet dhe mora formimin e Institutit. Kam jetuar më pas në Venezia për dymbëdhjetë vjet duke dhënë mësim sipas metodës Montessori në shkollën fillore private “Imelda Lambertini”. Këtu përjetova eksperiencën e karizmës së zgjedhur dhe gëzimin për të ndihmuar fëmijët të rriten nga 6 deri 12 vjeç.

Pas diplomimit për Cikli i Ulët për Mësuesi në vitin 1970 në Bolonjë përfundoj specializimin për Mësuesi në metodën Montessori në Varese në vitin 1971. Diplomohem gjithashtu dhe në për Teologji, studime trevjeçare në Venezia 1976. Më pas për të kompletuar nevojat për njohuri të mëtejshme diplomohem në Sassari në vitin 1989 në Pedagogji  dhe në Shkencat fetare Sassari 1990

Nga viti 1982-1987 vazhdova aventurën edukative në Sassari, në Sardenjë duke dhënë mësim për fenë e krishterë në shkollën shtetërore 8 vjeçare dhe të mesme dhe iu dedikova katekizmit në famulli. Jetova pesëmbëdhjetë vjet me gëzim në edukimin e fesë së krishterë të të rinjve. Në gusht 1998 erdha në Elbasan për të kryer misionin edukativ në shkollën 9 vjeçare “Imelda Lambertini” të cilën e drejtova për 15 vjet. Gradualisht kemi formuar mësueset për të aplikuar metodën Montessori në vazhdim të kopshtit. Dhe që prej vitit 1970 jam e do vazhdoj të jem e angazhuar me kohë të plotë në edukim.

Motoja ime është fraza e thënë Maria Montessori “Më ndihmo të bëj vetë, më ndihmo të mendoj vetë.”