Ronny Alessio S.I.

 Unë quhem Ronny Alessio, Alessio është mbiemri im, sepse gjithmonë ngatërrohet.  Jam një jezuit i shuguruar më 14 prill 2012, urdhëruar nga Arqipeshkëvi Metropolit i Campobasso – Boiano, S. E. Giancarlo Maria Bregantini. Kam lindur në Bassano del Grappa (Vicenza, Itali) më 28 tetor 1974 dhe kam jetuar në komunitetin e Fellette – Romano d’Ezzelino, në fshatin tim të vogël, për 21 vitet e para të jetës time. Kam dy prindër shumë kreative dhe një vëlla të quajtur Walter, tre vite më i vogël se unë.

Jam rritur në një mjedis mes fabrikës, unë gjithmonë kam qenë një mekanik i lokalit të prindërve të mi dhe, falë Zotit, në mesin e shumë miqve. Kam hyrë në Noviciatin  e Jezuitëve në Genoa më 17 nëntor 2002, ditën e Shën Elizabetës së Hungarisë, pasi jam formuar nga motrat françeskane Elisabetine, dhe nga famullia ime.

Faza e parë e rëndësishme e ecjes në pjekurinë time si i krishterë ishte në vitin 1993 si animator i “Veprimit Katolik” në një kamp veror. Në këtë vit, sapo kisha përfunduar maturën në Institutin Profesional Mekanik, ku kisha studiuar për pesë vite. Gjatë këtij kampi veror u mahnita veçanërisht nga letra e Don Lorenzo Milani. Ishte pikërisht në ato kodra që unë vendosa të vazhdoj studimet e mia në kërkim të gjërave që më ndihmonin mua dhe të tjerët.

U regjistrova në Universitetin e Padovës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Këtu jam formuar duke jetuar në konviktin e shkollës katolike “Don Nicola Mazza”, i cili më ndihmoi të shikoja drejt një bote multikulturore. Dimensioni i dytë që më ndihmoi ishte shërbimi që kam bërë për pesë vite në një vepër të Dioqezës që mirëpriste vajza adoleshente që vinin nga familje të vështira, dhe që drejtohej nga motrat françeskanë Elisabetine, të njëjtat që më pritën si fëmijë kur isha në kopësht. Ky fakt i dha jetë ëndrrës që kisha që ngahera: të jetoj çdo ditë realitetin e Ungjillit. Me motrat Elisabetine bashkëpunova për dy vite, dhe më pas si jezuitë, në “Casa Santa Chiara” për pritjen e të sëmurëve në fund të jetës së tyre. Ishte në sajë të Jezuitëve që unë fillova një ecje të dallimit; me fjalë të tjera, të kërkimit për atë liri të nevojshme për të kuptuar dhe të zgjedhur atë që të përmbush si një i krishterë në botë. Pas diplomimit dhe një përvoje pune si inxhinier për dy vite, zgjodha jetën fetare dhe Shoqërinë e Jezusit, i tërhequr nga stili i tyre misionar dhe vëmendje për njerëzimin dhe reflektimin.

Pas studimeve në filozofi, përvojës baritor në Shkodër dhe tre viteve të teologjisë në Madrid, kam marrë  liçencën në Liturgji Baritore në Santa Giustina (Padova).

Nga viti 2013 jam në Shkodër për bashkëpunimin me shumë laik, fetarë dhe dioqeziane në misionin e shkollës “Atë Pjetër Meshkalla”, dhe nga viti 2014 jam Rektori i kësaj shkolle.

 

Përvoja në edukim 

2014 – Në vazhdim – Ati Rektor i Gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla”

 

Arsimimi dhe trajnimet:

    2002-2014   Formim në Shoqërinë e Jezusit.
  Itali, Spanjë, Amerikë
                            2011-2014   Kursi Specializimi në Psikologji Edukative.
  CPP, via Campagna,  Piacenza, Itali.
                           2011-2013   Liçensë për Liturgjinë Baritore.
  Fakulteti Papnorë “Santa Giustina”- Padova, Itali.
                           2008-2011 Diplomë në Teologji
Universiteti “Pontificia di Comillas”- Madrid, Spanje
                            2004-2006 Diplomë në Filozofi
Instituti “Aloisianum” via Donatello, Padova, Itali
                            1993-2000 Diplomë në Inxhinieri Mekanike
Universiteti “Padova”, Itali


Moto:
Nuk është dija e shumtë që e ushqen shpirtin, por të ndierit dhe të shijuarit të gjërave në brendësi” (Shën Injaci i Loyolës, Usht. Shp. 2)