Suor Laura Schiaroli

 Suor Laura Schiaroli, odn (Ordo Dominae Nostrae)Italiane.

Kam lindur në vitin 1960 në një familje të madhe që më mësoi rëndësinë e bashkimit dhe të respektit ndaj personit.

Kam jetuar në një fshat të Umbrias, Itali.

E kam frekuentuar l’Istituto Magistrale për mësuese, hyra në kolegj në Orvieto dhe njoha Shoqërinë e Marisë së Zonjës Sonë dhe mënyrën e tyre të Ungjillizimi duke u nisur nga jeta konkrete. Mbeta në lidhje me murgeshat dhe duke marrë pjesë në shumë aktivitete pastorale që propozonin, pak nga pak u përcaktua dhe thirrja ime si edukatore. Jam Shuguruar si rregulltare nga 1986 (sot 31 vite e jetës rregulltare)

Kam studiuar gjuhë të huaja në Univerisitetin e “La Sapienza” në Romë.

E kur më pas hyra në noviciat, studiova Shkencat e Fesë në Universitetin Gregorian të Romës.

Gjithnjë kam zhvilluar misionin e edukueses ndër të rinj, në shkollë e në baritoren e të rinjëve të qyteteve e të dioqezave në të cilat kam jetuar: Orvieto, Pescara, Bruxelles, Napoli, Tiranë.

Në edukim kam një pervojë prej 19 vitesh si mësuese e anglishtes/frëngjishtes dhe mësimit fetar – Orvieto, Pescara, Napoli, 5 vite, drejtoreshë Shkolle Media Inferiore (11-14 vjeç) – Napoli, 4 vite, nëndrejtoreshë në Shkollën YLBER – Tirana, 3 vite, drejtoreshë e Shkollës 9-vjeçare YLBER – Tirana

Për 4 vite kam qënë sekretare e Konferencës së Religjozve në Shqipëri.

Për 6 vite kam qënë pjesë e ekipit të qeverisjes së Provincës së kongregatës tonë në Europë.

Për meritë të njohjeve të mia gjuhësore, shpesh kam bërë urën lidhëse dhe mediatoren kulturore midis gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, gjë që më ka pasuruar tej mase, duke qënë e hapur ndaj  mendimit dhe shprehisë ndryshe.

 

Motoja ose light motivi i jetës sime do të shprehej me këtë frazë:

“Të jesh zjarr që ndez zjarre të tjera”.